Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I MESIT TË TABELËS

Rastet Chelseat, pikët të dyve

Rastet Chelseat, pikët të dyve


5 April, 2023 @1:14

Chelsea dhe Liverpool kaluan 90-minuta lojë për të marrë barazim në Stamford Bridge në duelin e mbetur të skuadrave që nuk janë në formë që pritet prej tyre. Trajneri Bruno Saltor ka drejtuar sonte Chelsean pas shkarkimit të Graham Potterit, ndërsa Jurgen Klopp hyri në lojë me gjashtë lojtarë tjerë në 11-shen startuese në krahasim me përballjen e fundit ndaj Manchester Cityt.

Të kaltërit e Londrës kishin raste më të mira në ndeshje, ku Mateo Kovacic dy herë kishte mundësi për të shënuar. Kai Havertzit iu anulua një gol nga VAR. Klopp kishte lënë në bankë Mohamed Salahun, Trent Alex-Arnoldin, Andy Robertsonin dhe Virgil Van Dijkun, në atë që u pa se Liverpool mezi tentonte rrezikimin e portës së Kepa Arrizabalagës, me rezultatin përfundimtar që vështirë jep shpresa për të arritur në katërshen e Premier Ligës që siguron Ligën e Kampionëve në stinorin tjetër, Chelsea 0-0 Liverpool.

Kliko X për ta larguar reklamën dhe për t’i shikuar golat e ndeshjes


 
Të gjitha lajmet nga Premier League