Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI KRYEQYTETAS

Razack i jep Flamurtarit fitoren nga penalltia në fund të ndeshjes!

Fotot: 2korriku.com

Razack i jep Flamurtarit fitoren nga penalltia në fund të ndeshjes!


18 March, 2023 @20:29

Një gol i vonshëm nga penalltia, e cila u protestua shumë nga kundërshtari, i ka dhënë fitoren Flamurtarit sot në Xhemajl Ibishi ndaj rivalit lokal më të angazhuar, 2 Korriku.

E Flamurtari me një penallti, krejt në fund të ndeshjes mori 3 pikët e nevojshme nga ndeshja për ta lënë kundërshtarin pa pikë përkundër lojës së treguar: Flamurtari 1-0 2 Korriku [Abdoul Razack Bachare Zoungrana 90’+7 pen.]

TABELA AKTUALE

2 Korriku ka qenë i ashpër edhe në përshkrimin e ndeshjes, derisa ka shkruar se derisa gjyqtarë të till marrin mbi supe fatin e futbollit, klubi do të marr hapat e mëtejmë.

“Kësisoj, 2 Korriku sot nga stadiumi në kryeqytet nuk u mposhtë as nga gabimet e veta e as nga meritat e kundërshtarit, por nga vendimet e një gjyqtari, që pa pikën e nevojës, mori atë që deshi, qendrën e vëmendjes. Sido që të jetë, për këtë rast me gjyqtarin Jasarevic, FC 2 Korriku bën me dije se do të ndërmarrë hapat e mëtejmë, për shkak se gjyqtarë të tillë që duan ta marrin “mbi supe” fatin e futbollit në Kosoë, nuk kanë vend në sportin e bukur të futbollit.” - ka shkruar klubi verdhekaltër prishtinas.

Ndërsa në përshkrimin e golit të fitores së Flamurtarit ata shkruan: “Pas të gjitha këtyre, luhej minuta e nëntëdhjetë e katërt, kur në fushë u futën doktorët e klubit “verdheblu” dhe ata të atij “kuqezi”, për t’i ndihmuar Beqirin e 2 Korrikut dhe Brajshorin e Flamurtarit. Pasi që të dy futbollistët u ngritën dhe loja ishte gati për të vazhduar, Jasarevic lëshoi topin në tokë në të mirë të mysafirëve, topi shkoi tek portieri e ky i fundit e dërgoi atë në rivënie anësore. Me arsyetimin se në fushë janë futur mjekët, Jasarevic vendosi që ta vazhdojë ndeshjen. Vendësit, duke e parë mundësinë, tentuan që të rrezikojnë dhe arritën që ta fitojnë një rivënie këndore. Nga ajo rivënie Flamurtari fitoi penallti, me pretekstin se Salihu i 2 Korrikut e preku topin me dorë, vendim ky i marrë pikërisht nga gjyqtari kryesor, të cilit me sa u pa iu “deshën” disa sekonda për të menduar deri në marrjen e atij vendimi, pas të cilit pasuan protestat e arsyeshmë të “verdhebluve”, të cilët me ngulm kërkuan të paktën një përgjigje nga gjyqtari, i cili me vendimin e tij “të jashtëzakonshëm e të arsyeshëm” qëndroi me kokën lartë e priti qetësimin e situatës për të vazhduar më pas me ekzekutimin e penalltisë, të cilën e shënoi ish-i i 2 Korrikut, Zoungrana (97’), dhe njëkohësisht i dha fitoren ekipit të tij.”

Fitorja bën që Flamurtari të ruajë pozitën e katërt edhe këtë xhiro, duke qenë se ka arritur në 31 pikë nga 19 ndeshje, ndërsa 2 Korriku i shtati ka 17 pikë.

+++

Liga e Parë; Java e Nëntëmbëdhjetë

Flamurtari – 2 Korriku [1:0] (0:0 pas pjesës së parë)

Golashënues: Abdoul Razack Bachare Zoungrana (90’+7’ pen.)

Gjyqtarët: Belmin Jasarevic, Fatmir Abrashi, Imran Kabashi

Delegat i ndeshjes: Naser Bunjaku

Vëzhgues i gjyqtarëve: Afrim Morina

Formacioni startues i Flamurtarit: L. Behluli, B. F. Moraes, A. Shaljani, A. Makolli, Q. Ismajli, R. Gashi, A. Mustafa, Rr. Rogova (E. Brajshori 83′), L. Islami, N. Memaj (A. Zeqiri 66′), A. R. B. Zoungrana. Kryetrajner: Ndriqim Kashina.

Formacioni startues i 2 Korrikut: F. Neziri, A. Salihu, A. Beqiri, R. Jashari (A. Shahini 46′), A. Oruqi /kap./ (I. Lebbie 78′), B. Qorri, Y. Prekopuca (A. Bllaca 55′), F. Bajrami (R. Bejta 88′), I. Hallie, G. M. Camara (E. Gashijan 55′). Kryetrajner: Besim Ademi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë