Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA '89

Reagon Trepça ‘89, e quan skandaloz referimin e ndeshjes me Drenicën

Reagon Trepça ‘89, e quan skandaloz referimin e ndeshjes me Drenicën


3 April, 2021 @18:43

Referimi i ndeshjes Drenica - Trepça ‘89 është quajtur skandaloz nga ana e skuadrës Trepça ‘89.

Me anë të një komunikate pas ndeshjes, xehetarët kanë kritikuar ashpër ndarjen e drejtësisë nga ana e gjyqtarit kryesor, Besfort Kosumi dhe ndihmësve të tij, Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë nga Trepça ‘89:

Referimi skandalozë në Skenderaj.

Kryesori Kosumi me asistentët Sekiraqa dhe Zeqiri me mision të caktuar për të dëmtuar Trepçën’89.

Ja edhe fotot ku shihet qartë se golat e shënuar janë në mënyrë të parregullt.

Deri kur kështu le të jep spjegim referi kryesor sëbashku me asistentët e tij dhe ata të cilët e ngarkojnë me mision të caktuar.

Gjithashtu platforma Artmotion nuk lejon pas ndeshjës skandaloze të jepën intervistat e trejnerëve e çuditshme, kur ka ndodhur kjo?

Ndeshje me mision të caktuar nga krerët e federatës për gjygjtarët e ndeshjës.

M A R R E


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga