REAL MADRID 76-67 OLIMPIA MILAN

Foto: RealMadridBasket/fb
Real i frikshëm, e nënta me radhë dhe thellon krizën e Milanit
17 December, 2019 @22:30
Real Madridi ka vazhduar me fitore në Euroligë, duke e shënuar të 11-tën e stinorit dhe duke mbajtur hapin me liderin Anadolu Efes, derisa në anën tjetër Milan tashmë është në serinë më negative të stinorit.
Olimpia Milan pësoi humbjen e pestë radhazi në Euroligë dhe duket se djelmoshat e Ettore Messinas nuk e kanë ndërmend të këndellen.
Në fakt, pjesa e parë krejtësisht i takoi mysafirëve. Milan fitoi dy çerekët e parë për të shkuar në pushim me 9 pikë epërsi, 30-39.
Por në pjesën e dytë furia madrielene me më të mirin në fushë sonte Facundo Campazzo riktheu gjithçka dhe ekipi i Pablo Lasos u gëzua në fund me fitoren 76-67.
Campazzo shënoi 7 pikë e 12 asistime në fitore, ndërsa Anthony Randolph kontribuoi me 16 pikë e 7 kërcime për los blancosët. Në fund të ndeshjes i jashtëzakonshëm është treguar Jordan Mickey, që kreu ndeshjen me 15 pikë, ndërsa 13 i shënoi në çerekun e fundit!
Me fitore Reali tash ka bilanc 11-3, ndërsa Milan që s’po mund ta ndalë serinë negative prej tash 5 ndeshjeve pa fitore, ka bilans 7-7.
EUROLEAGUE

FOTO / Euroleague
15 January, 2021 @21:56
Kampioni aktual i Euroleagues, CSKA Moska, sivjet nuk arriti ta mposhtë Barcelonën. Barça e mposhti skuadrën ruse edhe në ndeshjen…
EUROLEAGUE

FOTO / Euroleague
15 January, 2021 @20:51
Forma e Fenerbahçes vazhdoi edhe në ndeshjen kundër Panathinaikosit. Ish-kampioni i Euroleagues, Fenerbahce, e mposhti kundërshtarin me rezultat 100-74. Skuadra…
EUROLEAGUE

FOTO / Euroleague
7 January, 2021 @22:14
Me shënimin e Lorenzo Brownit, Fenerbahçe e mposhti Crvena Zvezdën me rezultat 71-73. Brown me një kundërsulm në sekondat e…
EUROLEAGUE

FOTO / Euroleague
30 December, 2020 @22:23
Skuadra e Barcelonës, duke u mposhtur nga Bayern Munich me rezultat 90-77, e humbi edhe pozitën e dytë në Euroleague. …
EUROLEAGUE

FOTO / Euroleague
30 December, 2020 @22:06
Gjigandi grek u befasua kundër Crvena Zvezdës, duke u mposhtur me rezultat 74-71. Dejan Davidovac i Zvezdës duke shënuar në…