MADRID

Real Madrid konfirmon lojtarin me Coronavirus
12 March, 2020 @12:20
Faqja zyrtare e Real Madridit ka bërë të ditur se basketbollisti i ekipit të parë të tyre, është testuar pozitiv në Coronavirus.
Skuadra ka marrë masat e karantinizimit të të gjithë ekipit, sipas ligjit, ndërsa nuk ka bërë të ditur emrin e lojtarit.
Mediat ndërkaq, kanë bërë të ditur se basketbollisti i infektuar është amerikani Trey Thompkins.