CORONAVIRUS

NBA ndërpren sezonin, pasi basketbollisti del pozitiv në test të Coronavirusit
12 March, 2020 @12:04
Zyrtarisht edhe liga më e fuqishme e basketbollit në botë, NBA, ka ndërprerë aktivitet e sezonit 2019/20.
Deri në njoftimin e radhës, NBA ka ndalë të gjitha aktivitet nisur prej sot, 12 mars - ka bërë të ditur faqja zyrtare e elitës së basketbollit botëror.
“Basketbollisti i Utah Jazz është testuar pozitivisht në Coronavirus, ndërsa rezultati i testit ka dalë pak para fillimit të ndeshjes,” ka bërë të ditur faqja zyrtare e NBA-së.
Shumë raporte nga mediat e ndryshme kanë bërë të ditur se francezi Rudy Gobert është basketbollisti që ka dalë pozitiv në test, por NBA nuk ka bërë të ditur emrin e basketbollistit.