GJYQTARËT

Foto: FFK
Referët nga Kosova ndajnë drejtësinë në miqësoren Shqipëria-Bullgaria
15 October, 2023 @17:52
Janë publikuar gjyqtarët e ndeshjes që do të ndajnë drejtësinë në përballjen miqësore të Shqipërisë ndaj Bullgarisë që luhet më 16 tetor në Arenën Kombëtare të Tiranës.
Mervan Bejtuallahu do të jetë kryesor në këtë duel, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Fatmir Sekiraqa dhe Edmond Zeqiri, derisa gjyqtari i katërt është nga Shqipëria, Erjon Bastari.