Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DËNIMET MBETEN NË FUQI

Refuzohet ankesa e KF Ballkanit

Refuzohet ankesa e KF Ballkanit


28 March, 2023 @16:20

Pas dënimeve të shqiptuara nga Komisioni Disiplinor për reagimet e zyrtarëve të lartë të klubit në përballjen Ballkani-Dukagjini, skuadra e Ballkanit ka ushtruar ankesë në Komisionin për AnkesaFFK-së.

Mirëpo, KA pas shqyrtimit të saj e ka refuzuar atë si të pabazuar, derisa dënimi prej 1 mijë e 500 eurosh për klubin, 1 mijë euro për kryetarin Arsim Kabashi, 500 euro dhe 3-ndeshje mosushtrim detyre për ndihmës-menaxherin Idriz Hajrizi, 1 mijë euro për kryetrajnerin Ilir Daja dhe 300 euro drejtorit sportiv Nderim Nexhipi kanë mbetur në fuqi.

Mëposhtë, Vendimi dhe Arsyetimi i KA-së (pa ndërhyrje):

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemajli kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 27.03.2023 shqyrtoi ankesën e FC ”Ballkani” me nr Reference 1274/1 datë 09.03.2023, e cila ka atakuar vendimin e Komisionit Disiplinor të datës 03.03.2023. Komisioni Disiplinor –shkalla e parë për shkak të inicidentit në ndeshjen të xhiros së 22-të të Albi Mall Superligës, Ballkani-Dukagjini ka dënuar FC “Ballkani” me gjobë prej 1500 euro (lëshim në organizim të ndeshjes), presidentin e klubit Arsim Kabashi me gjobë prej 1000 euro, Nd/menaxherin Idriz Hajrizi me gjobë prej 500 euro dhe me 3 (tre) ndeshje zyrtare të organizuara nga FFK pa të drejtë të ushtrim të detyrës zyrtare, kryetrajnerin Ilir Daja me gjobë prej 1000 euro si dhe drejtorin sportiv Nderim Nexhipi me gjobë prej 300 euro. Pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit dhe provave tjera shtesë, Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë mori këtë:

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 27.03.2023 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoi se vendimi i Komisionit Disiplinor –shkalla e pare 03.03.2023 është i drejtë dhe Vërtetohet, ndërsa ankesa e FC“ Ballkani ” refuzohet si e pabazuar.

ARSYETIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shqyrtimit të ankesës dhe provave mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore. Bazuar në të gjitha të dhënat dhe materialet e disponuara nga Komisioni i Garave dhe Komisioni Disiplinor-shkalla e parë si dhe deklaratave të personave zyrtar të ndeshjes arriti në përfundim se vendimi i Komisioni Disiplinor –shkalla e parë është i drejtë.

Prishtinë: Datë: 27.03.2023, Haki Xhemajli, kryetar.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga