Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDY REJA

Reja: Më e rëndësishmja Andorra, sulmuesi s’është braktisur

Foto: FSHF/ nga arkivi

Reja: Më e rëndësishmja Andorra, sulmuesi s’është braktisur


21 March, 2021 @12:54

Selektori i kuqezinjëve, Edy Reja, përgjatë publikimit të listës së të ftuarve për 3 ndeshjet e marsit — ka bërë të ditur rnëdësinë e jashtëzakonshme të ndeshjes me Andorrën. Ndërkaq, theks të veçantë i ka vënë mosftesës së sulmuesit Bekim Balaj, duke bërë të ditur se ai nuk është braktisur, por vetëm nuk ka pasur vend në listë për këto ndeshje të marsit. Borozani.com

“Me Andorrën kemi pasur një eksperiencë të keqe, e cila nuk duhet ne asnjë mënyrë të përsëritet. Për ne kjo është ndoshta ndeshja më e rëndësishme në këtë moment dhe më pas do të mendojmë për të tjerët. Duhet të mendojmë për këtë ndeshje, kemi pasur precedentë negativë, por nuk duhet të ndodhë në asnjë mënyrë, mbi të gjitha për një skuadër kombëtare si e jona nuk duhet t’i lejojë vetes në asnjë moment një rënie përqendrimi. Kemi parë së fundmi edhe eksperiencat e skuadrave të forta si Real Madrid, apo skuadrat angleze në Champions League, të cilat nuk shpërqendrohen asnjëherë dhe nuk nënvlerësojnë për asnjë moment. Diferencën e bën përqendrimi, shpirti i skuadrës dhe dëshira për të bërë ndeshjen kushdo qoftë kundërshtari. Nuk duhet të ketë ulje të përqendrimit.  Ky duhet të jetë dhe mentaliteti ynë, aq më tepër tani që morëm dhe një kënaqësi siç ishte ai i ngjitjes një kategori më lart në Ligën e Kombeve, por tani kemi një përgjegjësi e madhe sepse në Ligën B do të gjejmë skuadra më të forta. Në këtë këndvështrim duhet të jemi të fortë edhe ne, mbi të gjitha në aspektin karakterial dhe në aspektin e përqendrimit. Sepse këto janë elementët që bëjnë diferencën,” — ka thënë Reja.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELAT “KATAR 2022”

Ndërsa sa i përket mos-ftesës së Balajt në sulmin e skuadrës ai ka shpjeguar detajisht arsyen.

“Sigurisht, më vjen shumë keq, sepse ne kemi një listë me 28 lojtarë dhe më është dashur të lë jashtë lojtarë si Bekim Balaj në veçanti, i cili i ka dhënë shumë Kombëtares, por më duhet të krijoj hapësira për lojtarë më të rinj. Për shembull Uzuni po paraqitet mirë, po ashtu Kamberi, Manaj, Broja, i cili ka bërë paraqitje të mira me ne dhe me klubin në Holandë dhe duhet t’u krijoj hapësira të gjithëve. Natyrisht, lojtarët e lënë jashtë nuk janë braktisur, thjeshtë për këtë cikël ndeshjesh janë lënë jashtë, por janë pjesë e grupit të madh prej 38 lojtarësh që ne kemi. Do të duhej t’i grumbulloja të gjithë, por është e pamundur. Tani do të nis të shoh këta të rinj në mënyrë që t’i përfshij gradualisht nëse do të kemi mundësi ta bëjmë këtë. Edhe Balaj, të cilën nuk e kemi marrë për këto ndeshje, e kemi në plane dhe do ta ftojmë sërish në ndeshjet e tjera,” — ka shtuar ai ndër të tjera sot.

Shqipëria këtë muaj luan tre duele kualifikuese, radhazi, si mysafir ndaj Andorrës, pastaj vendase ndaj Anglisë dhe si mysafire ndaj San Marinos.

 


FORMACIONET STARTUESE

Vëllaznimi-Istogu, 11-shet startuese

FFK Liga e parë

Vëllaznimi-Istogu, 11-shet startuese

21/03/21 @ 12:35

11-SHET

Formacionet zyrtare: Llapi - Arbëria

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Llapi - Arbëria

21/03/21 @ 12:27

TREPÇA'89 - BALLKANI

Ballkani për kryesim

FFK Superliga

Ballkani për kryesim

21/03/21 @ 11:04

FTESAT E SHQIPËRISË

Kthehet Ajeti, ka edhe ftesa të reja te Shqipëria

Kualifikimet për Botëror/Shqipëria

Kthehet Ajeti, ka edhe ftesa të reja te Shqipëria

21/03/21 @ 11:54

LA LIGA

Portieri shënon, ua siguron pikën

La Liga

Portieri shënon, ua siguron pikën

20/03/21 @ 23:35

LLAPI - ARBËRIA

Llapi kërkon ngritjen, Arbëria largimin nga Play Outi

FFK Superliga

Llapi kërkon ngritjen, Arbëria largimin nga Play Outi

21/03/21 @ 10:57

EVERTON - CITY

City për 6 min në gjysmëfinale të FA Cup

Premier League

City për 6 min në gjysmëfinale të FA Cup

20/03/21 @ 21:01

E FUNDIT

Trajneri jep dorëheqjen, por kryesia s’ia pranon — ia jep notën maksimale

FFK Liga e parë

Trajneri jep dorëheqjen, por kryesia s’ia pranon — ia jep notën maksimale

20/03/21 @ 19:44

FITORE HISTORIKE

Shkëndija me rekord-fitore ndaj Vardarit

International/Sportistë shqiptarë në botë

Shkëndija me rekord-fitore ndaj Vardarit

20/03/21 @ 19:58

CELTA VIGO 1-3 REAL MADRID

Me super-Benzemanë, Real fiton dhe tejkalon Barcelonën

La Liga

Me super-Benzemanë, Real fiton dhe tejkalon Barcelonën

20/03/21 @ 18:52

VIDEO NGA NDESHJA

Highlights: Prizreni-Bora

FBK Superliga

Highlights: Prizreni-Bora

20/10/24 @ 22:17

VIDEO NGA NDESHJA

Highlights: Vëllaznimi-Ylli

FBK Superliga

Highlights: Vëllaznimi-Ylli

20/10/24 @ 22:16

FITORE E PRIZRENASVE

Pas 4 humbjeve, Prizreni i kthehet fitores

FBK Superliga

Pas 4 humbjeve, Prizreni i kthehet fitores

20/10/24 @ 20:53

YLLI FITON NË GJAKOVË

Lis Shoshi me double-double, Ylli mposhti Vëllaznimin në Gjakovë

FBK Superliga

Lis Shoshi me double-double, Ylli mposhti Vëllaznimin në Gjakovë

20/10/24 @ 19:37

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (9)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (9)

20/10/24 @ 19:04

KLINASIT I KTHEHEN FITORES!

Pas 4 humbjeve radhazi, zëvendësuesi Hekuran Berisha i sjell fitoren Dukagjinit

FFK Superliga

Pas 4 humbjeve radhazi, zëvendësuesi Hekuran Berisha i sjell fitoren Dukagjinit

20/10/24 @ 18:52

KAMPIONI FITON DERBIN DHE MERR KREUN!

Kampioni fiton derbin lokal dhe merr kryesimin e Superligës

FFK Superliga

Kampioni fiton derbin lokal dhe merr kryesimin e Superligës

20/10/24 @ 18:01

AVENTURA E TRETË — E VËRTETË

Dardan Berisha zyrtarisht rikthehet te KB Peja

FBK Superliga/International/Transfere

Dardan Berisha zyrtarisht rikthehet te KB Peja

20/10/24 @ 16:33

11-SHET

Formacionet zyrtare: Ballkani - Suhareka

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Ballkani - Suhareka

20/10/24 @ 12:07

11-SHET

Formacionet zyrtare: Dukagjini - Llapi

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Dukagjini - Llapi

20/10/24 @ 12:04


 
Të gjitha lajmet nga