Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E SELEKTORIT

Reja: Objektivi i parë, të mos dalim të fundit!

Foto: FSHF/ nga arkivi

Reja: Objektivi i parë, të mos dalim të fundit!


16 December, 2021 @22:47

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edy Reja, ka dhënë mendimin e tij pas shortit të sotëm për edicionin e tretë të Ligës së Kombeve.

Italiani Reja që ka qenë shumë afër ta dërgojë Shqipërinë në PlayOff të Botërorit të Katarit 2022, ndërsa ka arritur rekord pikë në një kualifikuese me kuqezinjtë, ka thënë se grupi i Shqipërisë është mjaft i vështirë.

“Serbinë doja ta evitoja, por edhe Rusia është shumë e fortë dhe ata doja t’i evitoja, por është e qartë që një prej këtyre skuadrave të forta do të na binte në grup. Islandën nuk e njohim mirë, pasi ka ndryshuar shumë dhe ka bërë një ekip me shumë futbollistë të rinj. Është një grup i vështirë, ashtu si të gjithë të tjerët në Ligën B, por ne jemi të bindur që mund të bëjmë mirë. Pak më vjen keq për rrugën që duhet të marrim pasi që duhet të udhëtojmë në Rusi, pastaj Islandë, që janë shumë larg. Në përgjithësi jam i kënaqur. Objektivi primar është të mos dalim të katërt në grup dhe më pas do të shohim se deri ku do të shkojmë”, është shprehur ndër të tjeraReja.

Shqipëria në shortin e Ligës së Kombeve ka qenë pjesë e Ligës B, ndërsa është shortuar në Grupin 2, ku kundërshtarë do të ketë Rusinë, Islandën dhe Izraelin.

Vendi i parë në grup siguron dalje në Ligën A në edicionin tjetër, por edhe mundësinë për të qenë pjesë e PlayOffit për EURO 2024.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve