MEDIA TALK

Foto: FSHF
Reja: Seri rezultatesh pozitive
20 August, 2021 @10:19
Selektori i reprezentacionit të Shqipërisë në futboll, Edy Reja, në një deklaratë dhënë për GazzetaDelloSport, ka thënë se kësaj radhe kombëtarja duhet të futet në seri rezultatesh pozitive.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
Përveç fjalëve të mira që ka pasur, Reja ka komnetuar edhe për zhvillimet e futbollit italian, ndërsa për kuqezinjtë ka thënë:
“Javën e ardhshme do të kthehem në Shqipëri. Për mua është një aventurë shumë e bukur dhe shqiptarët më duan. Edhe këtu në Grado, ku ndodhem për të kaluar disa ditë plazh, kam takuar shumë shqiptarë që jetojnë në Itali dhe më kanë komplimentuar për rezultatet e arritura me Kombëtaren kuqezi. Aktualisht po punojmë në disa drejtime njëkohësisht. Së bashku me bashkëpunëtorët kemi organizuar disa kurse për formimin e përgatitësve atletikë dhe mjekëve sportivë. Një risi absolute për futbollin në Shqipëri. Përveç këtyre, përpara kemi ndeshjet për eliminatoret e Botërorit ‘Katar 2022’ ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos. Nga këto ndeshje pres nga skuadra konfirmime të progresit që kemi arritur gjatë edicionit të fundit në Nations League. Në pritje të sfidës së kthimit me Anglinë, objektivi ynë është që të shkojmë në këtë duel të motivuar nga një seri fitoresh e rezultatesh pozitive”, – tha Edoardo Reja ndër të tjera në intervistën e tij.