JOSE MOURINHO

Fotot: ASRoma/tw
Mou: Jo lehtë, jemi solid!
20 August, 2021 @9:48
Trajneri i ri i Romës, Jose Mourinho, debutoi mbrëmë me ekipin e tij në kualifikime për Ligë të Konferencës ndaj Trabzonsporit në Turqi, ku fituan 1-2.
Ndërsa portugezi pas ndeshjes ka thënë se nuk ka qenë aspak lehtë dhe kjo ndeshje nuk i ka përngja Ligës së Konferencës, por thjesht ka qenë ndeshje e cilësisë së PlayOffit për Ligë të Kampionëve.
“Nuk ka qenë kundërshtar i nivelit të Ligës së Konferencës. Më shumë dukej si një rival për PlayOff të Ligës së Kampionëve. Nuk ka qenë fare lehtë, kanë lojtarë me shumë eksperiencë në klub. Ne kemi pasur presion dhe nëse dikush ka menduar se është kundërshtar i lehtë, është gabuar rëndë,” ka thënë Jose pas fitores.
“Sa i përket Romës, ekipi është solid, duket i balansuar, përveç Jordan Veretout dhe Bryan Cristante që kanë ende probleme fizike, pasi që nuk janë te 100%-shi i tyre. Tjetër brengë është që shumë herë kemi qenë në zonë të rrezikshme dhe shumë pak kemi shënuar, ndërsa disa lojtarë nuk kanë përcjellë krejtësisht planin taktik,” ka shtuar ai.
Dueli i PlayOffit mes Romës dhe Trabzonsporit në javën që vjen do të përcaktojë se cila nga skuadrat futet në fazën grupore të garës që finalen e madhe do ta ketë në Air Albania të Tiranës.