EMIRATES

Foto: www.arsenal.com/
Odegaard i Arsenalit, mungon në fundjavë
20 August, 2021 @9:31
Në mëngjesin e sotëm, Arsenal ka zyrtarizuar blerjen përfundimtare të Martin Odegaardit nga Real Madridi, ashtu siç u përfol dje.
“Martin Odegaard i bashkohet klubit tonë si transfer permanent nga Real Madridi,” ka shkruar njoftimi i mëngjesit, derisa shumat e përmendura dje janë vërtetuar edhe sot nga mediat e ndryshme.
Martin do të veshë fanellën me numër tetë te Arsenali, ndërsa klubi ka konfirmuar se ai nuk do të mund të luajë këtë vikend ndaj Chelseat për shkak të kohës së shkurtër për kompletimin e dokumentacionit.