Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Reja tregon kur e vendos 11-shen

Foto: FSHF

Reja tregon kur e vendos 11-shen


Teksti: FSHF

8 October, 2021 @23:15

Trajneri Edoardo Reja, teksa iu përgjigj interesit të mediave shqiptare dhe atyre hungareze u shpreh se kjo ndeshje është mjaft e rëndësishme për të mbajtur ëndrrën gjallë, teksa theksoi se skuadra dhe lojarët kanë besim të lartë për të fituar nesër. Ai theksoi se skuadra se do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë ditën e nesërme për të marrë 3 pikët, teksa foli edhe për formacionin e nesërm.

Ndeshja ndaj Hungarisë nesër, “një finale”? – Ne sigurisht duam të vazhdojmë të mbajmë gjallë këtë ëndërr të madhe, për të qëndruar në vendin e dytë deri në fund, por unë e kam thënë shpesh, jo vetëm para kësaj ndeshjeje, që për ne janë të gjitha ndeshjet si një finale. Nëse humbasim, ne dalim jashtë objektivave dhe nuk jemi më në lojë. Është e rëndësishme si ndeshje për ne dhe e dimë shumë mirë forcën e Hungarisë, por unë bazohem te fakti që ne po kalojmë një moment pozitiv. Kemi shumë siguri si ekip dhe lojtarët kanë shumë vetëbesim dhe lojtarët janë këtu për të bërë një ndeshje të madhe. Sigurisht duam të qëndrojmë në vendin e dytë dhe për këtë gjë duhet të fitojmë nesër.

Formacioni? Sigurisht që ka gjithmonë dyshime sepse trajneri ka gjithmonë dyshime përpara se të zgjedhë formacionin. Kam një grup me 24 lojtarë dhe do vendos vetëm nesër në mëngjes. Do shikojmë stërvitjen e fundit sot, kemi disa probleme fizike në disa element, do të luajë ai që është më në formë. Kush zbret në fushë duhet të japë maksimumin duke parë që kemi përballë Huingarinë që është një skuadër e fortë fizikisht. Do të luajë ai që është në gjëndje optimale. E rëndësishme është që kush zbret në fushën e lojës duhet të japë maksimumin. Kjo është ajo që kërkoj duke konsideruar Hungarinë një skuadër të fortë fizikisht, në këtë sens duhet të gjej zgjedhjet e duhura për formacionin. Kam ca dyshime për skuadrën që zbret në fushë por 9 apo 10 lojtarë janë zgjedhur tashmë. .

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

Hungaria – Ne duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që do të na jepen gjatë ndeshjes dhe të jemi të aftë të ndryshojmë mënyrën tonë të lojës, apo vendosjen në fushë duke iu përshtatur kundërshtarit. Sigurisht, duke luajtur në shtëpi Hungaria do të jetë ndryshe nga ndeshja e parë, qoftë në aspektin taktik, por duke e njohur trajnerin e tyre që është italian, kam një përshtypje për mënyrën se si mund të luajnë. Nuk mendoj se do të përpiqen të fokusohen te kundërsulmi, por besoj se do të përpiqen të marrin në kontroll lojën, duke qenë se do të luajnë në shtëpi. Por ne do të jemi gjithmonë gati të pranojmë këtë lojë dhe t’i përgjigjemi në mënyrën e duhur, t’i sfidojmë edhe në aspektin taktik. Nëse ato mbyllin të gjitha hapësirat, ne do të përpiqemi që me ata lojtarë të shpejtë që kemi, të gjejmë mënyrat tona për të goditur kundërshtarin. Por nësë ata luajnë në mënyrën që do të na sulmojnë dhe do të na vënë në presion, Hungaria do ketë momente kur do zhbalancohet dhe ne do ta shfrytëzojmë në maksimum.

Bajrami apo një mesfushor force në këtë ndeshje? – Uroj të bëj zgjedhjen e duhur me Bajramin, sigurisht që një lojtar që ka aftësi shumë të mira për të cilin kemi folur shpesh, sidomos në aspektin sulmues. Por ekipi duhet të ketë ekuilibër në çdo repart dhe duhet të jemi gati në çdo moment të kundërsulmojmë kundërshtarin. Nuk është çështja një futbollist ofensiv apo një futbollist në mesfushë që luan më mirë në aspektin mbrojtës, por nuk kam vendosur ende, kështu që duhet të presim deri nesër.

Ndeshja më e vështirë me Hungarinë apo Poloninë? Rosi mendon se kjo ndeshje vendoset me një gol. Si e gjykoni? – Të dyja skuadrat, Shqipëria dhe Hungaria janë shumë të organizuara në aspektin mbrojtës dhe është e qartë që kush shënon do ta mbrojë, e ka kapacitetin. Nuk mund të thuhet kurrë kjo gjë se kush shënon fiton 1-0. Të shpresojmë që golin ta bëjmë ne përpara Hungarisë. Më e vështira është ndeshja nesër me Hungarinë, pas kësaj ndeshjeje do të shikojmë Poloninë. Për ne dhe Hungarinë kjo është një ndeshje e rëndësishme. Shpresa jonë është që të bëjmë një ndeshje të madhe të arrijmë rezultat.


NGA KONFERENCA

Challandes: Ta konfirmojmë formën e shtatorit

Kualifikimet për Botëror/Kosova

Challandes: Ta konfirmojmë formën e shtatorit

08/10/21 @ 23:01

PARA DUELIT

Me energji para duelit tepër të rëndësishëm

Kualifikimet për Botëror/Shqipëria

Me energji para duelit tepër të rëndësishëm

08/10/21 @ 22:50

PARA NDESHJES

Gjithçka gati, ndeshja pritet me entuziazëm

Kualifikimet për Botëror/Kosova

Gjithçka gati, ndeshja pritet me entuziazëm

08/10/21 @ 22:39

NISEN

Dardanët fluturojnë drejt Suedisë

Kualifikimet për Botëror/Kosova

Dardanët fluturojnë drejt Suedisë

08/10/21 @ 10:31

BELGJIKA 2-3 FRANCA

Përmbysje e pabesueshme! Franca në finale

Liga e Kombeve/International

Përmbysje e pabesueshme! Franca në finale

07/10/21 @ 22:39

11 nga 24 SIGUROJNË BILETËN

Gati gjysma e ekipeve për Eurobasket 2025, dihen

Përfaqësuesja/Eurobasket

Gati gjysma e ekipeve për Eurobasket 2025, dihen

26/11/24 @ 14:23

LIPJANI NIKOQIR I DERBIT MITROVICAS

Derbi mitrovicas, luhet në Lipjan

FFK Liga e parë

Derbi mitrovicas, luhet në Lipjan

26/11/24 @ 14:03

BORA vs. PRISHTINA

Ndeshja e mbetur më 28 nëntor

FBK Superliga

Ndeshja e mbetur më 28 nëntor

26/11/24 @ 12:05

STAR OF THE GAMEWEEK XIV

Albert Dabiqaj (Drita) - Ylli i javës (14)

FFK Superliga

Albert Dabiqaj (Drita) - Ylli i javës (14)

26/11/24 @ 10:56

SHORTI I RRETHIT TË DYTË

Caktohet termini për shortin e rrethit të dytë të Kupës së Kosovës

FFK Liga e Dytë/FFK Superliga/FFK Liga e parë

Caktohet termini për shortin e rrethit të dytë të Kupës së Kosovës

26/11/24 @ 10:53

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (7)

FBK Liga e Femrave

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (7)

25/11/24 @ 23:23

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (14)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (14)

25/11/24 @ 18:22

PËRMBYSJE PËR PËRFORCIM KREU

Albert Dabiqaj me hat-trick përmbys Llapin dhe përforcon Dritën në krye

FFK Superliga

Albert Dabiqaj me hat-trick përmbys Llapin dhe përforcon Dritën në krye

25/11/24 @ 15:58

FORMACIONET ZYRTARE

Drita-Llapi, 11-shet startuese

FFK Superliga

Drita-Llapi, 11-shet startuese

25/11/24 @ 12:13

KBF PENZA - KBF PRISHTINA

Penza fiton derbin ndaj KBF Prishtinës

FBK Liga e Femrave

Penza fiton derbin ndaj KBF Prishtinës

24/11/24 @ 23:31


 
Të gjitha lajmet nga