Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LICENSA PËR UEFA 2020/21

Rekord pjesëmarrësi, nuk e huq licensën

Foto: KFPrishtina/fb

Rekord pjesëmarrësi, nuk e huq licensën


14 May, 2020 @14:31

Prishtina është skuadra që ka dalë më së shpeshti në gara evropiane prej se Kosova është pranuar në UEFA.

Rekord kampioni i Kosovës është edhe rekord pjesëmarrësi në gara evropiane, pasi që në tre stinorët e mëparmë ka marrë pjesë - gjë që nuk e ka arritur asnjë klub tjetër nga Kosova.

Sot, edhe Prishtina ka marrë “vizën” për Evropë 2020/21 ka bërë të ditur njoftimi i klubit në llogarinë zyrtare të Facebookut - duke dhënë mesazh të qartë.

KF Prishtina

“Klubi ynë tani pret rifillimin e kampionatit sa më shpejt,” - pasi që bardhekaltërit nëse nuk arrijnë dy-tre pozitat e para në ligë, mund të huqin për herë të parë garat evropiane.

Prishtina, për herë të pestë është licensuar për gara evropiane.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga