Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHERDAN SHAQIRI

Rekord transferi i Stoke Cityt, shumë afër!

Xherdan Shaqiri me fanellë të kombëtares, pas ndeshjes Zvicra-Shqipëria.

Rekord transferi i Stoke Cityt, shumë afër!


1 July, 2015 @19:22

Pas njoftimit se Stoke City është dakorduar me Interin për pagesën e 12 milionë funtave (afro 17 mln. euro) për transferimin e Xherdan Shaqirit - mediat angleze shkruajnë se ardhja e tij në Brittania Stadium do të bëhet ndër marrëveshjet më të mira dhe ndër përforcimet më premtuese që ka bërë ndonjëherë klubi në histori, përveç rekordit. 

Për më tepër, trajneri Mark Hughes, ka bërë të ditur se ka provuar që të transferojë Shaqirin derisa ai ishte në largim nga Bayerni, por atëherë Inter fitoi. 

Tash ylli i reprezentacionit zviceran, me origjinë nga Gjilani, pasi që nuk është në plan të Roberto Mancinit te Interi pritet të bëhet bartës i lojës së këtij ekipi, për ngritjen e Potters në një nivel më të lartë, ka shkruar në fund The Mirror.



Rekord transferet e Stoke Cityt:

Peter CROUCH 10 milionë funta
Kenwyne JONES 8 milionë funta
Robert HUTH 6 milionë funta

 
Të gjitha lajmet nga