REKORD
Rekordmeni Zekirija Ramadani!
16 May, 2021 @17:16
Pasi Prishtina arriti të shpallet sot kampione e Kosovës në futboll, kryetrajneri i kësaj skuadre ka vendosur një rekord të ri në futbollin kosovar.
Shkupjani Zekirija Ramadani sot u bë trajneri i parë që arrin të bëhet kampion i Kosovës me tri skuadra të ndryshme: Trepça ‘89 (2016/2017), Feronikeli (2018/2019) dhe Prishtina (2020/2021).
Ndërkohë, me dy skuadra të ndryshme kampionë kanë arritur të shpallen Afrim Tovërlani (Feronikeli dhe Prishtina) si dhe Gani Sejdiu (Feronikeli dhe Trepça).