Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË PEJË

Rexha e Karahoda sjellin fitoren

Rexha e Karahoda sjellin fitoren


1 May, 2016 @16:47

Besa ka shënuar fitore ndaj Llapit sot në “Shahin Haxhiislami” të Pejës, në saje të golave të shënuara nga sulmuesit e ekipit, Kastriot Rexha dhe Fatih Karahoda.

Rexha shënoi golin e parë të ndeshjes për t’i dhënë epërsi ekipit pejan, ndërsa më pas, pasi pranoi një top të bukur nga Fetim Kasapi, Fatih Karahoda ka shënuar me kokë golin e dytë të ekipit për të siguruar fitoren e Besës.

TABELA AKTUALE

Në fund të ndeshjes pas një fërkimi, Florim Papuqi e Fetim Kasapi të Besës, si dhe Dardan Jashari i Llapit, morrën karton të kuq nga referi i ndeshjes.

Besa në xhiron e radhës luan ndaj Ferronikelit, kurse Llapi pret Gjilanin.


 
Të gjitha lajmet nga