KOLN 2-2 MAINZ
Rexhbeçaj pa ndikim sot, Mainz rikthehet
17 May, 2020 @17:31
Futbollistët e Kölnit përkundër se kishin epërsi solide prej 2-0 pas 60 minutash lojë, me futjen e nigerianit të huazuar nga Liverpooli, Mainz ka kryer ndeshjen 2-2 dhe ka mundur edhe të fitojë.
Taiwo Awoniyi që u fut në lojë në minutën e 56 të ndeshjes shënoi në të 61-tën për 2-1, ndërsa dhjetë minuta më vonë edhe mesfushori mbrojtës Pierre Kunde Malong me depërtim vetanak qëlloi për përfundimtaren 2-2.
Elvis Rexhbecaj u fut në lojë në minutën e 76-të të ndeshjes, por nuk arriti të ndikojë fort në sulm të ekipit, pos në stabilizim të disa anëve të Kölnit.
Deri në fund të ndeshjes ai mori edhe një karton të verdhë (87’), ndërsa pati një tentim asisti, që nuk u pranua mirë nga sulmi i skuadrës.