Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNERI I LIRISË, PAS NDESHJES

Rexhepi i kënaqur me fitore, tregon ku është suksesi në krahasim me vitin e kaluar

Rexhepi i kënaqur me fitore, tregon ku është suksesi në krahasim me vitin e kaluar


28 April, 2023 @18:14

Trajneri i Lirisë, Xhengis Rexhepi, është shprehur të jetë i kënaqur pas fitores së shënuar ndaj Istogut sot në kuadër të ndeshjes hapëse të xhiros XXIV të Ligës së Parë Grupi A.

Tetovari ka thënë se ekipi i tij edhe pse nuk nisi mirë ndeshjen, ka arritur që përmes golave të shënuara të shkojë te fitorja, ndërsa ka përmendur edhe numrin e pikëve të arritura në krahasim me stinorin e kaluar, për të treguar suksesin e skuadrës.

“Nuk ia nisën mirë ndeshjes, edhe pse golat erdhën. Ne ishim në njëfarë presioni, presioni të rezultatit. Por në përgjithësi jam i kënaqur nga loja dhe golat e shënuar. Në fund të ndeshjes, jo aq edhe mirë e mbaruam për shkak që pranuam dy gola nga penalltia. Një skuadër me përvojë si e jona, nuk guxojë të bëj gabime të tilla, por duke marrë parasysh periudhën nga fillimi i kampionatit deri tash, si dhe rrethanat, jam tepër i kënaqur me rezultatet e arritura. Kemi arritur në kuotën e 47 pikëve 3 xhiro para fundit të stinorit, ndërsa në stinorin e kaluar me 46 pikë kemi luajtur në barazh, që tregon suksesin e ekipit këtë stinor,” ka thënë ndër të tjera trajneri i Lirisë, Xhengis Rexhepi.

Liria ka mposhtur Istogun 5-2 në kuadër të ndeshjes hapëse të xhiros XXIV të Ligës së Parë, ndërsa sulmuesi namibian i ekipit, Prins Tijueza ka shënuar hat-trick në fitoren e skuadrës. Por, pas 5-0 Liria pranoi dy gola nga dy penallti të shkaktuara, për të ulë avantazhin 5-golësh në 3.

Liria ka 24 ndeshje të zhvilluara ka 47 pikë, ndërsa Feronikeli’74 që është lider i Grupit A të Ligës së Parë ka po aq pikë nga 23 ndeshje. Prizrenasit shpresojnë në vendin e parë në këtë grup, pozitë kjo që dërgon direkt në Superligë. Ndërkaq nëse e përfundojnë në pozitë të dytë, atëherë Superliga kërkohet përmes barazhit, që në stinorin e kaluar ka kaluar si dështim për bardhezinjtë prizrenas.


 
Të gjitha lajmet nga