TREPÇA 1-1 VUSHTRRIA

Rezultati që s’i konvenoi asnjërës skuadër
6 March, 2021 @15:52
Përballja e sotme ndërmjet Trepçës dhe Vushtrrisë, që po kalojnë ditë të vështira në Ligën e Parë A të Kosovës ka përfunduar me rezultat që s’i ka konvenuar asnjërës skuadër.
Natyrisht, fitorja do ta kishte kënaqur vetëm njërën, por shumë më shumë sesa 1-1 përfundimtare, që Vushtrrinë e lë të fundit në tabelë, ndërsa mitrovicasit nuk e shfrytëzuan terrenin vendas për t’i ikur të rrezikuarve për rënie.
Samir Sahiti shënoi për Trepçën sot, ndërsa Valmir Azemi për Vushtrrinë në barazimin që të dyja skuadrat vazhdon t’i lë të rrezikuara.
Kështu, një xhiro pa përfunduar cikli i dytë i ndeshjeve në Ligë të Parë, Trepça në pjesë përfundimtare të garës do të kërkojë këndellje masive për të mos rrezikuar rënien, njëjtë sikurse edhe vushtrriasit që janë në krizë financiare.