K-LEAGUE

Foto: kleague/official
Rifillon futbolli! K-League në YouTube dhe Twitter për krejt botën gratis
7 May, 2020 @1:10
Elita e futbollit të Koresë Jugore ka vendosur që ndeshjen hapëse të stinorit të ri ta sjellë në transmetim të drejtpërdrejtë hapur në YouTube dhe Twitter me komentim në gjuhën angleze për të ngritur moralin në tërë botën, veçanërisht të adhuruesve të futbollit.
K-League do të nis të premten më 8 maj dhe me fillim prej orës 12:00 do të transmetojë ndeshjen në mes të Jeonbuk Hyundai Motors (kampionë në tre vitet e fundit) dhe Suwon Samsung Bluewings (dy herë kampionë aziatik) që do të luhet në stadiumin e Jeonjus.
Të gjithë lojtarët e K-League, trajnerët, referët dhe stafi tjetër zyrtar janë testuar negativ në COVID-19.
Komunikata e K-League ka bërë të ditur se dëshiron të shtrihet në të gjithë botën pasi që vendet tjera janë ende të mbyllura dhe të shfrytëzojnë rastin edhe për reklamim por edhe për relaksim të botës, duke premtuar komentim në anglisht në bashkëpunim me australianët si dhe grafikone gjatë ndeshjes edhe në gjuhë angleze.
“Ky është një promocion special për të shfaqur hapjen e stinorit të ri të K-League në gjithë botën dhe të sjellim shpresë për tejkalimin e krizës me COVID-19, por edhe të ngrisim profilin e K-League, pasi që të përfundojë rreziku nga pandemia,” është thënë ndër të tjera në faqen zyrtare të elitës së futbollit jugkorean.
Adresa në YouTube ku do të mund të shihni ndeshjen KLIKO KËTU
Adresa në Twitter ku mund të shihni ndeshjen KLIKO KËTU