Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREJ SERIE B NË A

Rikthehen në elitë pas 9 stinorësh

Foto: BSFC

Rikthehen në elitë pas 9 stinorësh


2 May, 2019 @22:14

Mbrëmë edhe zyrtarisht ekipi ku dikur luante Igli Tare, Brescia, i është kthyer Serie A-së.

Ekipi fitoi ndaj Ascolit 1-0 dhe me këtë siguroi elitën e futbollit italian për sezonin 2019/20. Për herë të fundit Brescia ka qenë pjesë e Serie A-së në sezonin 2010/11.

Duke falenderuar çiftin e lojtarëve si Alfredo Donnarumma (nuk është kushëri me portierin e famshëm të Milanit, Gigi) dhe Sandro Tonali ekipi që po drejtohet nga ish lojtari i dikurshëm i Chievos, Eugenio Corini, ka arritur të bëj mrekulli në Serie B këtë stinor dhe me vetëm 4 humbje deri tash, ka mbledhur 66 pikë duke fituar 18 herë e barazuar 12 herë.

Donnarumma ndërkaq, pritet të bëhet golashënuesi më i mirë i Serie B-së, pasi që ka 25 gola të shënuara kur kanë mbetur edhe 2 xhiro deri në fund të stinorit, e ndjekësi i parë i tij Massimo Coda i Beneventos ka 19 të shënuara.

Në dy xhirot e fundit pritet të përcaktohet edhe ekipi i dytë që do të sigurojë plasmanin direkt në Serie A, derisa Lecce ka 63 pikë dhe një ndeshje për të zhvilluar, kurse Palermo 59 pikë dhe 2 ndeshje për të zhvilluar deri në fund të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A