Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TE PRISHTINA

Rikthehet edhe Januzi

Foto: prishtinafc.com

Rikthehet edhe Januzi


6 June, 2019 @13:16

Përgatitjet për fazën eliminatore të Europa League kanë nisur, por edhe numri i të rikthyerve te Prishtina po shtohet.

Pas zyrtarizimit të Kreshnik Ukës dje si lojtar i ri i skuadrës dhe rikthimit të Endrit Krasniqit sot, para pak çastesh bardhekaltërit nënkampionë të Kosovës kanë zyrtarizuar edhe sulmuesin Ahmed Januzi.

Januzi 30 vjeç i është rikthyer Prishtinës pas një stinori të kaluar te Llapi, ndërsa ka qenë golashënuesi i dytë më i mirë i stinorit 2018/19 në Superligë, me 13 gola të shënuara.

“Ka qenë dëshirë e dy palëve, edhe e Prishtinës edhe e imja dhe jam shumë i kënaqur që kthehem sërish. Kam nderin që do të luaj sërish me këtë fanellë pranë shokëve të mi që deri dje për një vit i kam pasur kundërshtar, por tani sërish ambiciet i kemi të përbashkëta dhe shpresoj shumë që ato do t’ia arrijmë së bashku, sidomos kam shumë besim në kualifikimet e Evropa Ligës. Ekipi është ruajtur ashtu siç e kam lënë unë, përpos shumë pak ndryshimeve kualitative. Edhe ardhja apo kthimi i Endritit është shumë e qëlluar, ndjehemi faktikisht si në shtëpinë tonë. Thash, shpresoj shumë se do të kemi sukses, me angazhim maksimal, sepse ekipi është i mirë dhe vetëm sa është përforcuar edhe më shumë. Patjetër që me një trajner si Josa i cili është me shumë cilësi dhe me vlera të mëdha njerëzore do të dijë të na mbaj të grumbulluar ashtu siç din ai më së miri”, tha Januzi me rastin e nënshkrimit të kontratës me bardhekaltrit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga