KUPA E KOSOVËS
Rikthehet futbolli vendor
8 February, 2020 @10:26
Pas pushimit dimëror, sot futbolli i Kosovës rikthehet me dy ndeshje, që të dyja në kuadër të Kupës së Kosovës.
Në Skenderaj me fillim nga ora 12:30 përballen Drenica me Gjilanin, kurse në kryeqytet Prishtina takohet me Vushtrrinë.
Që të dyja ndeshjet janë të vlefshme për fazën çerekfinale të garës, ndërkohë në dy çerekfinalet tjera Dukagjini e pret Ballkanin (9 shkurt) dhe Liria përballet me Feronikelin (12 shkurt).