THIERRY HENRY

Rikthehet përsëri në Arsenal!
21 November, 2012 @12:37
Thierry Henry është konfirmuar se do të stërvitet me Arsenalin për një kohë të shkurtër, pasi që në ligën MLS ku po luan me skuadrën New York Red Bull, ka përfunduar edicioni i sivjetëm.
Mirëpo, nuk nga trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk përjashtohet mundësia që Henry të huazohet në ekipin londinez në janar, sikurse kishte ndodhur vitin e kaluar.
Wenger ka nevojë për sulmues pasi që Chamakh dhe Gervinho nga 19 janari deri më 10 shkurt do të jenë në Afrikë për Kupën Kontinentale.
“Do të bashkohet në stërvitje me ne. A do të nënshkruajmë në janar, nuk e di. Nuk mund të them se nuk ekziston një mundësi të tillë. Ndërsa nuk e di se a dëshiron apo jo të luaj me ne. Gervinho dhe Chamakh do të shkojnë në Afrikë dhe do të kemi nevojë për një sulmues,” tha trajneri françez për bashkëkombasin e tij.
Henry ka qenë në Arsenal për tetë stinorë, ku ka luajtur 369 ndeshje dhe ka shënuar 226 gola, duke u bërë njëri prej legjendave të gjallë të klubit.