Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIP NË BOTË

Rikthehet Rashani, debuton për Erzurumsporin

Rikthehet Rashani, debuton për Erzurumsporin


21 February, 2021 @16:42

Elbasan Rashani më në fund ka debutuar te skuadra e tij e re, Erzurumspor.

Debutimi i futbollistit kosovar ishte vonuar për një kohë për shkak të lëndimit të pësuar në stërvitjen që e kishte zhvilluar vetëm katër ditë pas transferimit nga ish skuadra e tij Odd.

Ai sot u paraqit nga minuta 46’ në ndeshjen kundër Hataysporit, e cila përfundoi me rezultat 1-3 në të mirë të ekipit kundërshtar.

Gjatë kohës sa qëndroi në fushë, Rashani pati paraqitje të mirë ndërsa në minutën 90’+1 u ndëshkua me karton të verdhë.


 
Të gjitha lajmet nga International