Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EVERTON 3-2 CRYSTAL PALACE

Rikthim historik, Everton mbijeton

Rikthim historik, Everton mbijeton


20 May, 2022 @0:26

Asnjëherë më parë Everton nuk ka arritur të rikthejë në Premier Ligë disavantazhin prej 0-2 në pjesë të parë në fitore.

Por, rreziku i madh për të rënë nga Premier Liga ka bërë që futbollistët e ekipit të drejtuar nga Frank Lampard të bëjnë të pamundurën dhe me përmbysje të madhe, edhe historike, ata kanë arritur që nga 0-2 të rikthehen në 45-minutëshin e dytë në 3-2 [Keane 54, Richarlison 75, Lewin 85 - Mateta 21, Ayew 36] për të siguruar mbijetesën në Premier Ligë!

Në xhiron e fundit, do të kuptohet edhe cila skuadër do t’i bashkangjitet të rënëve Norwich City e Watford, derisa Leeds United që ka pikë të njëjta me Burnleyn do të luftojnë për biletën e fundit të shpëtimit. Leeds i shkon Brentfrodit, ndërsa Burnley pret Newcastle Unitedin.

Goodison Park, festë, derisa tifozët me të përfunduar ndeshja zbarkuan në fushë për të festuar mbijetesën në Premier Ligë me lojtarët e ekipit.

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League