Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI-BESA

Rikthim i madh i Llapit

Rikthim i madh i Llapit


29 September, 2016 @16:32

Disavantazhi i hershëm prej dy golave, nuk i ka penguar skuadrës së Llapit që t’i merr tre pikë nga përballja me Besën.

Ekipi Tahir Batatinës ka arritur të rikthehet në lojë në pjesën e dytë, duke shënuar fitore me rezultat 3-2.

Besa e filloi takimin furishëm, duke shënuar dy herë në pesë minutat e para me anë të Qemail Elshanit.

Golat e Elshanit ishin të vetmit në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi.

Së pari Florim Bërbatovci e zvogëloi disavantazhin, kurse Bujar Idrizi shënoi për ta barazuar rezultatin në minutën 57’.

Fitorja e madhe u sigurua me golin e dhjetëshit të Llapit, Edon Zeqirit, i cili shënoi me një goditje të fortë nga afërsia, pas asistimit të bukur nga Fuat Karabegu.

TABELA AKTUALE

Kjo fitore e ka ngritur Llapin në pozitën e tretë me 15 pikë, ndërsa menjëherë pas tij renditet Besa që ka tre pikë më pak.


 
Të gjitha lajmet nga