NORVEGJIA
Veton Berisha ftohet nga përfaqësuesja U21
29 September, 2016 @15:23
Veton Berisha, i cili e refuzoi përfaqësuesen e Kosovës pak muaj më parë, është ftuar nga Kombëtarja U21 e Norvegjisë për ndeshjet e tetorit përballë Kazakistanit dhe Zvicrës.
Berisha herën e funit ishte ftuar nga Kombëtarja A e Norvegjisë, ndërsa këtë herë ai do të jetë pjesë e skuadrës U21.
Vetoni është vëllau i Valon Berishës, futbollistit që ishte golashënuesi i vetëm i Kosovës në ndeshjen ndaj Finlandës në Turku muajin e kaluar.