NË TETOVË
Derbi shqip në Maqedoni, baraz
29 September, 2016 @14:03
Futbollistët e ekipeve shqiptare në elitën maqedonase të futbollit, kanë ndarë pikët në përballjen e djeshme, ku Shkëndija (fituese e Kupës) është përballur me Renovën, 1-1.
Golat kanë ardhur në pjesë të dytë, kur sulmuesi brazilian Stelio Junior i dha avantazh Shkëndisë në minutën e 49-të të ndeshjes, ndërsa 14 minuta më vonë Visar Musliu barazoi rezultatin duke shënuar për Renovën.
Pas kësaj përballjeje, Shkëdnija mbetet në pozitë të dytë të klasifikimit me 14 pikë nga 8 xhiro të zhvilluara, ndërsa Renova është e pesta me 11 pikë.
Lider i Ligës së Parë të Maqedonisë është Vardari i Shkupit që ka 4 pikë më shumë sesa Shkëndija ndjekëse.