GRUPI D
Bayerni mposhtet në ‘Calderon’
28 September, 2016 @22:45
Vjen edhe humbja e parë e Bayernit për këtë sezon.
Gjermanët e drejtuar nga Ancelotti u mposhtën nga Atletico Madridi me rezultat 1-0 në xhiron e dytë të grupeve në Champions League. Me rezultat të njëjtë kishte përfunduar edhe takimi mes këtyre skuadrave në kuadër të gjysmëfinaleve sezonin e kaluar, me dallimin e vetëm që Bayerni drejtohej nga Pep Guardiola.
Goli i fitores u shënua nga belgu Carrasco në pjesën e parë, ndërsa në përgjithësi ndeshja ishte me intensitet të lartë, me sulme nga të dyja skuadrat. Pak para fundit, Griezmann i vendasve shpërdoroi një penallti, duke bërë që ndeshja të mbyllet me rezultat 1-0.
Pas 2 xhirove, Bayerni mbetet me 3 pikë në Grupin D, ndërsa Atletico ka 6.