ALBERT BUNJAKI
Përqëndrim maksimal
29 September, 2016 @13:51
Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki, ka thënë se reprezentacionit të Kosovës do t’i duhet përqëndrim maksimkal në përballjet e radhës, kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018”.
Sipas një njoftimi të botuar sot në Kohën Ditore, Bunjaki është shprehur se Kosova do të ketë punë të vështirë në përballje me kundërshtarë shumë të fortë dhe lojtarët duhet të japin 120% - shin e tyre për të arritur rezultat të mirë.
Kosova do të zhvillojë ndeshjen e dytë dhe të tretë kualifikuese më 6 dhe 9 tetor. Me datën 6, të enjten tjetër, ndeshet me Kroacinë në “Loro Boriçi” të Shkodrës, kurse më datën 9, të dielën luan në Krakov të Polonisë ndaj Ukrainës.
Të gjitha skuadrat e Grupit I kualifikues ku bën pjesë Kosova kanë bilanc të barabartë pas dueleve të para. Të gjitha ndeshjet e grupit kanë përfunduar me barazim 1-1.
Kosova kishte barazuar ndaj Finlandës 1-1 si mysafire, Ukraina me Islandën, ndërsa Kroacia me Turqinë, gjithashtu 1-1.