Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAUL POGBA

Rikthimi në sukses!

Fotot: Juventus/fb

Rikthimi në sukses!


11 July, 2022 @12:16

U zyrtarizua dje, ndërsa Paul Pogba ka bërë një rikthim, ndoshta për të rikthyer shkëlqimin në futbollin ekipor - pasi që me Francën sukseset nuk mungojnë.

Pas skadimit të kontratës me Manchester Unitedin, Paul Pogba u bë përsëri lojtar i Juventusit, ekip ky që e shiti për 100 milionë euro në drejtim të Unitedit në vitin 2016 për atëherë transfer rekord-botëror.

Kjo është hera e dytë që francezi 29-vjeçar shkon te Juventus, si lojtar i lirë.

Ai prej prillit 2022 nuk paraqitet te United për shkak të disa lëndimeve, por edhe formës së luhatshme në Old Trafford.

“Ka shkuar si një djalosh i ri dhe rikthehet si një kampion, por është një gjë që nuk ka ndërruar - dëshira për të shkruar faqet e paharrueshme në histori të klubit edhe njëherë. Pogba është kthyer dhe ne nuk do të mund të ishim më të gëzuar se kaq,” ka shkruar ndër të tjera Juventus, duke prezantuar rikthimin zyrtar të mesfushorit.

Ai ka të regjistruara 91 ndeshje me Francën dhe ka qenë instrumental në fitoren e Kupës së Botës në “Rusia 2018”. Te Manchesteri shënoi 16 gola në 2018/19, por në tri stinorët tjerë shënoi 8 herë në 91 paraqitje, duke regjistruar vetëm një në 27 ndeshjet e fundit! Pogba shënoi 39 gola në 233 ndeshje në të gjitha ndeshjet e tij me Manchesterin (në dy periudhat), por në ndeshjen e fundit, ai u fishkëllua nga tifozët në lojë ndaj Norwich Cityt, derisa u zëvendësua.

Juventus në anën tjetër përfundoi i katërti në Serie A për të dytën herë radhazi, ndërsa në të fundit, 16 pikë larg kampionit Milan. Para këtyre dy stinorëve, Juventus ka fituar nëntë herë titullin radhazi, derisa Pogba ka qenë kryesor në titujt e fituar prej sezonit 2012/13 deri në 2015/16.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League