Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAMIZ SADIKU 1-3 FUSHË KOSOVA

Rilind Haziraj me hat-trick për ngritjen e Fushë Kosovës

Rilind Haziraj me hat-trick për ngritjen e Fushë Kosovës


14 September, 2022 @15:08

Përmbysje e madhe e Fushë Kosovës dhe atë brenda pjesës së parë të ndeshjes, derisa sulmuesi Rilind Haziraj me hat-trick iu kundërpërgjigj “industrialistëve” që udhëhoqën me golin e sulmuesit të tyre Erduan Ibrahimi! Ramiz Sadiku 1-3 Fushë Kosova [Erduan Ibrahimi 15 - Rilind Haziraj 17, 26, 45+1].


Goli i epërsisë së Ramiz Sadikut si duket ndezi motorët e pampurëve, derisa Fushë Kosova shënoi fitoren e dytë kampionale për tu ngritur në pozitë të tretë të renditjes tabelare.

TABELA AKTUALE

Gjindshmëria e Ibrahimit për epërsi i solli epërsinë Ramiz Sadikut. Më pas, Haziraj ishte i gatshëm për kundërpërgjigje, si me shtyerje të topit drejt portës, ashtu edhe me vrap, por edhe duke qenë i saktë përgjithësisht për fitoren e madhe të ekipit të drejtuar nga Burim Shala.

Derisa Ramiz Sadiku që ka vetëm një fitore në 5 xhirot e para të stinorit ndeshet me Vjosën në xhiron që vjen, Fushë Kosova do të kërkojë vazhdimin e formës ndaj 2 Korrikut, ku këta të fundit ende s’kanë regjistruar fitore këtë stinor.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë