ULPIANA 0-1 FUSHË KOSOVA

Poza e fitores së ekipit me "Pampurët" në prapavijë/ Foto: FCFushëKosova/fb
Rilind Haziraj përsëri vendimtar, Fushë Kosova lidere
4 November, 2022 @15:43
Sulmuesi dhe golashënuesi më i mirë i Fushë Kosovës këtë stinor Rilind Haziraj, përsëri është treguar vendimtar dhe atë në ndeshjen derbi, për ta rrëzuar Ulpianën nga vendi i parë dhe për të marrë lidershipin në Ligën e Parë Grupi B.
Haziraj ka shënuar golin e 13 të tij në kampionat, ndërsa Fushë Kosova ka shënuar fitore minimale në derbi për të marrë kreun e tabelës. Goli erdhi 13 minuta para fundit të ndeshjes, ndërsa përfundoi, Ulpiana 0-1 Fushë Kosova [Rilind Haziraj 77].
Kjo ka qenë fitorja e tetë dhe shumë e rëndësishme për ekipin e trajnerit Burim Shala, ndërsa Ulpiana e Emin Bajramit tash do të kërkojë të shpresojë në gabim të Pampurave për ta rikapur kreun.
Në xhiron e radhës, Fushë Kosova pret Ramiz Sadikun, ndërsa Ulpiana i shkon 2 Korrikut.