Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUSHË KOSOVA 1-0 FLAMURTARI

Rilind Haziraj vendos ndeshjen, ngritet Fushë Kosova

Pamje nga ndeshja e sotme, Fushë Kosova - Flamurtari/ Foto: KFFlamurtari

Rilind Haziraj vendos ndeshjen, ngritet Fushë Kosova


7 October, 2022 @15:30

Sulmuesi i Fushë Kosovës, Rilind Haziraj ka shënuar herët në takimin e sotëm, për t’i dhënë epërsinë ekipit të tij. Në fund, ai gol ka dalë të jetë gol vendimtar i takimit kundër Flamurtarit, derisa Pampurët janë ngritur në renditje me tre-pikëshin e radhës.

Flamurtari i drejtuar nga Megzon Visoka nuk ka arritur assesi të thyejë mbrojtjen e Fushë Kosovës në Ekrem Grajçevci sot dhe kështë është dashur të pajtohet me humbjen e tretë kampionale, Fushë Kosova 1-0 Flamurtari [Rilind Haziraj 17’].

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër Fushë Kosova e drejtuar nga trajneri Burim Shala tashmë ka kërcyer në vend të dytë të renditjes për momentin dhe bashkë me liderin e Ligës së Parë Grupi B, Ulpiana, duket se do të thonë fjalën kryesore në vazhdim të kampionatit.

Shala pas ndeshjes ka përgëzuar lojtarët për angazhimin dhe luftën e treguar në fushë, duke e cilësuar fitoren si të merituar, derisa ka falenderuar edhe kryesinë për organizimin e klubit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë