Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

A&N 2-6 RILINDJA 1974

Rilindja 1974 shënon fitoren më të thellë të stinorit në Prizren

Pamje nga fillimi i ndeshjes A&N - Rilindja 1974/ Foto: rilindja1974/ fb

Rilindja 1974 shënon fitoren më të thellë të stinorit në Prizren


24 October, 2022 @15:40

Skuadra e Rilindjes 1974 ka shënuar fitoren më të thellë të stinorit sot, derisa ka mposhtur ekipin A&N me katër gola dallim, për përfundimtaren: A&N 2-6 Rilindja 1974 [Diarra x2 — Bamba ag., Erblin Mulaj, David Andrew x3, Granit Kelmendi].

Kjo ka qenë fitorja më e thellë e ekipit që po debuton në Ligë të Parë, ndërsa është vetëm e treta e stinorit, derisa ekipi ka vulosur pozitën e shtatë në renditje tabelare së paku edhe për dy xhiro. David Andrew shënoi hat-trick në këtë ndeshje, ndërsa Erblin Mulaj e Granit Kelmendi gjithashtu u regjistruan në listë të golashënuesve të ekipit sot.

A&N — Rilindja, match start

Në fitoret e deritashme, Rilindja 1974 ka mposhtur vetëm Lirinë dhe Phoenixin dhe atë si vendas, e me rezultat minimal, 1-0.

TABELA AKTUALE

A&N në anën tjetër e drejtuar nga Nazmi Rama ka pësuar humbjen e tretë me radhë pas fitores që e shënuan ndaj Rahovecit dhe mbetet e teta në renditjen tabelare, para Trepçës e Vëllaznimit në fund.

Rilindja 1974 e drejtuar nga Fisnik Papuqi pret Rahovecin në xhiron e radhës, ndërsa A&N i shkon Trepçës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë