RAHOVECI 0-0 RILINDJA 1974

Rilindja merr pikë në Rahovec!
3 September, 2022 @19:33
Skuadra e re në Ligë të Parë të Kosovës, Rilindja 1974, ka arritur të merr pikë të rëndësishme sot në Jahja Danuza të Rahovecit, pasi që ka siguruar barazim ndaj vreshtarëve, pa gola, 0-0.
Me këtë barazim, Rahoveci humbi paksa hapin ndaj kryesuesit Phoenix, me të cilin ecnin baraz me pikë në dy xhirot e para, ndërsa Rilindja e drejtuar nga Fisnik Papuqi ka marrë pikën e dytë sezonale dhe është e parafundit në renditje për momentin.
Në xhiron që vjen Rilindja 1974 pret Lirinë e Prizrenit, ndërsa Rahoveci udhëton për në duel ndaj Trepçës.