Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VLLAZNIA 5-0 ARBËRIA

Rinor Hoxha me hat-trick! Vllaznia me fitoren më të thellë të stinorit

Rinor Hoxha me hat-trick! Vllaznia me fitoren më të thellë të stinorit


14 September, 2022 @15:28

Rinor Hoxha ka qenë njeriu i ndeshjes, derisa Vllaznia ka shënuar një fitore impresive ndaj Arbërisë që drjetohet nga trajneri i përkohshëm Lulzim Gashi, pasi që Afrim Krasniqi kishte dhënë dorëheqje.

Fitorja e Vllaznisë 5-0 ndaj Arbërisë [Rinor Hoxha x3, Albin Halimi, Florent Osmani] ka qenë më e thella e sezonit në Ligë të Parë, njëkohësisht edhe e vetë ekipit të Sallah Sherifit, derisa Hoxha me tre-golësh u bë yll i ndeshjes në fitoren e dytë sezonale të ekipit të tij.

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër Arbëria derisa pret trajnerin e ri, ka pësuar për herë të tretë këtë stinor dhe është e parafundit në renditje tabelare.

Në xhiron që vjen, Vllaznia i shkon Vushtrrisë, ndërsa Arbëria që pritet të ketë trajner të ri në ndeshjen e radhës, do të ndeshet me Kikën, që është në formë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë