KF FERRONIKELI
Rinovon Zeka
6 February, 2016 @20:19
Faqja zyrtare e Ferronikelit në Facebook, pak orë më pak ka konfirmuar zyrtarisht se sulmuesi gjakovar, Mevlan Zeka, tashmë do të jetë pjesë e klubit nga Drenasi deri në qershor të vitit 2018.
21-vjeçari me paraqitjet e mira këtë sezon i ka bindur krerët që t’i ofrojnë një kontratë të re.
Kontrata është nënshkruar në Turqi, në vendin ku momentalisht lideri i Superligës po i zhvillon përgatitjet para fillimit të stinorit pranveror të Superligës. Po ashtu, kryetari i klubit, Ekrem Elshani, konfirmoi që në ditët e ardhshme do të ketë edhe rinovime të reja në skuadër.
Momentalisht Ferronikeli prin në tabelën e Superligës së Kosovës dhe shihet si favorit për fitimin e titullit.