MIQËSORE NË GJAKOVË
Vëllaznimi befasoi Prishtinën
6 February, 2016 @19:18
Vëllaznimi ka barazuar në miqësoren e sotme ndaj Prishtinës të zhvilluar në fushën me bar artificial në Gjakovë.
Gjakovarët befasuan Prishtinën me lojë që në pjesën e parë, përkundër se janë në një rang më të ulët garash, ndërsa Prishtina shënoi e para.
Ka qenë malazezi Milos Milovic që i dha epërsinë bardhekaltërve me një gol të bukur të shënuar, ndërsa Vëllaznimi përmes zëvendësuesit Lorik Rudi barazoi. Ky i fundit pas një gabimi në mbrojtje të Prishtinës depërtoi dhe shënoi nga 19 metra largësi një gol tejet të bukur.
Vëllaznimi tregoi se do të luftojë seriozisht për të arritur Superligën këtë stinor, derisa Prishtina pati njërën ndër paraqitjet më të dobëta në miqësoret mes-sezonale.