NO KLOPP, NO PARTY
Defoe shokon Anfieldin
6 February, 2016 @17:24
Në mungesë të trajnerit Klopp, i cili nuk ishte i pranishëm në pankinë për shkak të gripit, Liverpooli nuk arriti të mposhtë Sunderlandin në javën e 25-të të Premier Leagues. Ndeshja u dominua plotësisht nga vendasit, të cilët synojnë njërën nga pozitat që dërgon në Evropë sezonin e ardhshëm, mirëpo përkundër avantazhit të dyfishtë, ata nuk arritën që të marrin 3 pikë në fund të takimit.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, përkundër rasteve të Liverpoolit kurse në pjesën e dytë u shënuan 4 gola. Fillimisht vendasit shënuan dy herë përmes Firminos dhe Lallanas. Por mysafirët nuk u dorëzuan. Fillimisht epërsia u ngushtua nga Adam Johnson përmes golit nga gjuajtja e lirë kurse rezultati u barazua në fund nga veterani Defoe, pas një reagimi tejet të dobët të mbrojtjes vendase.
Ky barazim e mban edhe më tutje larg zonës evropiane Liverpoolin, kurse Sunderlandit i jep shpresë për mbijetesë.