DEBUTON ME ASIST
Leicester turpëron Cityn, asiston Celina
6 February, 2016 @15:27
Befasia e sezonit në Premier League po vazhdon super formën. Sot skuadra e Ranierit mposhti Manchester Cityn me rezultat 1-3 në Etihad, duke dëshmuar kështu që nuk janë rastësisht në krye të tabelës. Kjo fitore jep sinjal të qartë që Leicesteri nuk e ka mendjen të dorëzohet dhe është kandidat serioz për titullin e Premier Leagues.
Goli i vetëm nga Manchester City erdhi në fund të takimit dhe asistues për Agueron ishte Bersant Celina, i cili bëri debutimin e tij në Premier League pikërisht sot. Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës u inkuadrua në minutën e 77’ dhe asistoi dhjetë minuta më vonë për golin e nderit të skuadrës së tij.
Me këtë fitore, Leicesteri tashmë ka 6 pikë më shumë se Manchester City dhe “ëndrra” për titull vazhdon.
Asisti nga @BersantCelina dhe goli i @aguerosergiokun pic.twitter.com/mKShPljaMz
— Borozani.com (@Borozani) February 6, 2016