ALEXANDRE PATO
Kur do të debutojë?
6 February, 2016 @8:02
Mungesa e stërvitjeve të mjaftueshme dhe mos-përgatitja e duhur në kohët e fundit, ka bërë që Alexandre Pato të punojë ende për të shijuar debutimin në Premier Ligë me Chelsean.
“Pato është ende në formën parasezonale. Ia kemi dhënë planin e stërvitjeve dhe tash pritet që ai të kthehet në formën e tij për kampionat,” ka thënë holandezi Guus Hiddink, trajner i Chelseat në bisedë me gazetarë para ndeshjes ndaj Manchester Unitedit.
Braziliani Pato që erdhi në afatin kalimtar të janarit në “Stamford Bridge” ka përfunduar stinorin në Brazil, gjatë nëntorit. Debutimi i tij pritet që të bëhet kah fundi i muajit shkurt, kur Hiddink ka thënë se do të arrijë nivelin e duhur për të qenë i gatshëm për lojë.