NEGOCIATAT KANË FILLUAR
Bisedojnë me Mourinhon
6 February, 2016 @7:44
Manchester United ka mbajtur takimin e parë me agjentin e ish trajnerit të Chelseat, Jose Mourinho. Portugezi 53 vjeç që u shkarkua nga Chelsea në dhjetor të vitit të kaluar shpreson shumë se do të jetë njeriu që do të zëvendësojë Louis Van Gaalin në këtë detyrë.
Marrëveshja nuk është arritur ka raportuar sot në mëngjes BBC Sport, mirëpo gjithçka pritet të sqarohet me kalimin e kohës deri në fund të stinorit, kur pritet që të përfundojë misioni Van Gaal në United.
Asnjë koment nuk është bërë as nga klubi e as nga njerëzit e afërm të palëve negociuese për takimin, ndërsa emërimi i Pep Guardiolas trajner të rivalit lokal Manchester City është e qartë se e ka ndezë alarmin në Old Trafford.