SERIA A
Rodrigo Bentancur është shëruar nga COVID-19
19 March, 2021 @19:23
Është konfirmuar se mesfushori i Juventusit Rodrigo Bentancur është shëruar nga COVID-19. Këtë lajm ka bërë të ditur vetë ekipi i tij, me anë të një postimi në platformën Twitter.
Ku aty thuhët që “Rodrigo Bentancur është shëruar plotësisht nga COVID-19” kanë thënë në platformën e tyre.
Bentancur kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 me 4 mars, dhe si pasojë kishte munguar në disa ndeshje shumë të rëndësishme. Juventusi ka shtuar se lojtari kishte bërë dy testime për COVID, ku kishte rezultuar negativ.