Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFERE

Rodriguez i ‘lëkundur’ nga zgjedhja e tij

Foto: Mail Official

Rodriguez i ‘lëkundur’ nga zgjedhja e tij


24 June, 2021 @21:20

James Rodriguez ka shfaqur dëshirën që të largohet nga klubi anglez, Everton, menjëherë pasi që është parë edhe jashtë Anglisë ky si lajm i motivoi disa klube italiane e spanjolle që të nisin të mendojnë atë si pjesë e klubit të tyre.

Fillimisht interes kanë shfaqur drejtuesit e AC Milan, pasi që kanë nevojë për një mesfushor të ri ngase Çalhanoglu u largua si një agjent i lirë për t’u bashkuar me rivalët e tyre , te Interi para pak ditëve.

Ai u bashkua vetëm me Everton në mënyrë që të ribashkohej me Carlo Ancelotti, kështu që largimi i teknikut për në Real Madrid do të thotë se ai nuk ka asnjë arsye për të qëndruar. E për këtë arsye edhe drejtuesit e klubit spanjoll kanë nisur që të mendojnë shumë seriozisht për të.

Gazetat italiane kanë raportuar se “Rossonerët” diskutuan situatën e tyre gjatë takimit të tyre me agjentin Jorge Mendes javën e kaluar.

Kolumbiani mbush 30 vjet muajin tjetër dhe u bashkua me Everton si një agjent i lirë në shtator 2020. Ai shënoi gjashtë gola dhe ofroi nëntë asistime në 26 ndeshje gjithsej

Sipas “Calciomercato.com”Rafael Leao mund të jetë pjesë e një marrëveshje shkëmbimi me Everton për James.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League