Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

Rodriguez zyrtarisht i Realit

Rodriguez zyrtarisht i Realit


22 July, 2014 @14:17

Ylli që shëndriti në Kampionatin Botëror me përfaqësuesen e Kolumbisë, James Rodriguez, iu bashkua zyrtarisht kampionit europian, Real Madrid.

Gjiganti madrilen ka njoftuar nëpërmjet faqes zyrtare se është kompletuar transferimi i James Rodriguezit nga Monaco-ja në Real Madrid për 88 milionë euro, ndërsa futbollisti kolumbian ka nënshkruar kontratë 6 vjeçare me klubin nga Bernabeu.

Mesfushori 23 vjeçar e kishte përfunduar Botërorin si golashënuesi më i mirë me 6 gola të realizuara, ndërsa së fundi goli i tij kundër Uruguajit u shpall goli më i mirë i këtij kampionati.

Transferimi i Rodriguezit u bë transferimi i tretë më i shtrenjtë në historinë e Real Madridit pas Gareth Bale-it dhe Cristiano Ronaldos.


 
Të gjitha lajmet nga