Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WAYNE

Rooney e nis me rekord vitin

Rooney e nis me rekord vitin


2 January, 2016 @18:17

Përveç rëndësisë së tre pikëve, goli i sotëm i Wayne Rooneyit kishte edhe një rëndësi tjetër të veçantë, në ndeshjen kundër Swanseat që përfundoi me rezultat 2-1 për djajtë e kuq.

Sulmuesi i Manchester Unitedit e shënoi golin e 188 të tij në Premier League, që e bëri atë golashënuesi i dytë më i mirë në Premier League.

Ai tashmë e ka lënë pas Andy Cole që ka 187 gola, dhe ka filluar ta ndjek golashënuesin më të mirë në histori të Premier League, Alan Shearer, që ka shënuar gjithsej 260 gola.

Pas treshes në podium të golashënuesve më të mirë në histori të Premier League, Frank Lampard renditet i katërti me 177 gola, që është i renditur më së larti ndër mesfushorët.



TOP 10 golashënuesit më të mirë në histori të Premier League

1 Alan Shearer 260
2 Wayne Rooney 188
3 Andy Cole 187
4 Frank Lampard 177
5 Thierry Henry 175
6 Robbie Fowler 163
7 Michael Owen 150
8 Les Ferdinand 149
9 Teddy Sheringham 146
10 Robin van Persie 144

 
Të gjitha lajmet nga